Çfarë është terapia MORA?
Terapia MORA
është një metodë trajtimi biofizik që funksionon me frekuencat natyrale të trupit të njeriut.
Terapia MORA u shpik në Gjermani gjatë viteve 1970 dhe që atëherë kjo terapi u zhvillua vazhdimisht me pajisje të reja teknologjike. Versioni më i fundit i këtyre pajisjeve është MORA NOVA i cili përfshin gjithashtu softuerin më të avancuar të trajtimit dhe diagnostikimit "Satellite" të vendosur brenda në pajisje.
Lexoni me shumëAktualisht pajisja MORA Nova përdor 3 teknika të kombinuara për të arritur efektet më të mira shëruese dhe diagnostikuese.
- Biorezonanca, termi i cili u përdor për herë të parë nga Dr. Franz MOrell, Eric RAsche si dhe aplikimi i teknikës së biorezonancës përkufizohet si terapi MORA.
- Homeopati
- Elektroakupunkturë
Objektivat kryesore të terapisë MORA janë:
- Çlirimi i bllokimeve dhe ngarkesave në sistemin bioenergjetik
- Stimulimi i mekanizmave shërues në sistemin bioenergjetik
- Ruajtja e ekuilibrit natyror të organizmit pasi kemi marrë efektet e mësipërme
Objektivat kryesore diagnostikues të terapisë MORA janë:
- Kontrolli i intolerancës së organizmit ndaj substancave të caktuara
- Kontrolli i efekteve pozitive të substancave/frekuencave të caktuara në organizëm
- Kontrolli i ngarkesave të shkaktuara nga një ose më shumë bllokime në sistemin bioenergjetik