Trajtimi i obezitetit tek femijet

8ol5_upay_210819.jpg
Image by brgfx on Freepik
Para se të jetë tepër vonë ... Obeziteti në fëmijëri, një epidemi e kohëve të fundit që mund të parandalohet dhe të trajtohet.                 

Ndoshta e keni  vërejtur edhe ju rritjen e obezitetit në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve.Madje edhe vetë fëmija juaj mund ta ketë këtë gjendje alarmante... Në këtë artikull do të doja të i përmbledhja diagnozën korrekte,shkaqet dhe zgjidhjen e këtij problemi shumë të rëndësishëm shëndetësor,

Sindroma metabolike e cila ka të bëjë me predispozitën për t`u prekur nga Prediabeti,për një kohë të shkurtër ka filluar të haset shumë shpeshë tek fëmijët,dhe unë gjithashtu kam filluar të shoh edhe Diabetin Tip II te fëmijët 12 vjeçar e cila është një sëmundje që prek adoleshentët.

Pas klasifikimit të fëmijës me problemin e mbipeshës, hapi tjetër është kontrolli për të gjetur shkaktarët e mbipeshës së tepërt.

Në eksperiencen time 20 vjeçare, shkaku më i zakonshëm është zakoni i të ushqyerit në mënyrë të gabuar.(Për fëmijët para periudhës së adoleshencës nuk mund të themi se mbipesha vjen si shkak i mungesës së aktivitetit pasi ata janë shumë aktiv).

Por, ka edhe një pikë të rëndësishme këtu, unë shpeshë kam vërejtur se tek dy fëmijët e të njejtës familje që konsumojnë pothuajse të njejtin ushqim çdo ditë, njëri fëmijë është me peshë normale ndërsa tjetri është obez/mbipeshë dhe shton çdo vit më tepër kilogram.. Këtu luan rol gjenetika, arsyeja e kësaj situate të pazakontë është e qartë për ne tani,ata kanë modele të ndryshme metabolike për shkak të gjenetikës së ndryshme. Zakonisht variacioni i gjenit PPARγ (peroxisome proliferatoractivated receptor gama PPARγ), gjen ky i cili është një nga ndërmjetësuesit kryesorë të deponimit të yndyrës është në krye.

Për të parë nëse ka një prirje gjenetike për te qenë obez për shkak të variacioneve të gjenit PPARγ, ne thjeshtë mund të masim nivelin e insulinës dhe të glukozës,përshkak se në obezitetin epidemik të sotëm rezistenca ndaj insulinës është e gjetura kryesore dhe kjo gjenetikisht ka bazën tek gjeni PPARγ.Pjesa e mirë e problemit me gjeni PPARγ është se ai ka nevojë për faktorët e jashtëm që të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës duke nënkuptuar se me një dietë të kujdesshme,ky variacion gjenetik nuk do të shkaktojë obezitet,diabet, sëmundje të arterieve koronare.Përveç këtij variacioni gjenetik të gjenit PPARγ që shkakton rezistencë ndaj insulinës,disa fëmijë mund të kenë probleme me gjëndrrën tiroide,nivelin e kortizolit etj.. 

Këto variacione gjenetike të gjenit PPARγ  kanë qenë aty për mijëra vjet me rradhë, pra, çfarë ka ndodhur, pse në këtë kohë fëmijët tanë kanë probleme me obezitetin?

Për fëmijët problemi është padyshim konsumimi i ushqimeve jo të shëndetshme (ushqime që përmbajnë karbohidrate të rafinuara). PPARγ gene + ushqimet  jo të shëndetshme janë të nevojshme pë të shkaktuar rezistencën ndaj insulinës dhe gjendjen shëndetësore që lidhet me të.

Kjo është fotografia e grurit natyror dhe grurit hibrid të sotëm... Vëreni rrënjët e grurit të egër,më pak kokrra gruri prodhohen nga mbeshtetja e shumë degëve të rrënjëve,pra produkti natyral ka më shumë lëndë ushqyese..

Dhe kjo është bima që prodhonë sheqerin tonë të përditshëm.

Nga një copë e panxhar sheqerit e cila është rreth 300-700 Grs, prodhohet një qese e vogël/kub e sheqerit që ne e përdorim për kafe. Ne i hedhin të gjitha fibrat dhe proteinat që janë pjesë e panxhar sheqerit dhe marrim vetëm sheqerin e pastër që vjen nga ai.

Mielli i grurit Hibrid dhe sheqeri shtesë (i kaftë ose i bardhë,nuk kanë dallim) janë pothuajse 90% të produkteve industrial të shitura në tregje sot. 200 vjet më parë kjo ishte më pak se 1% e produkteve. Kjo e bënë dallimin!

Eshtë një problem tjetër që vjen nga gruri hibrid,kjo është ndjeshmëria në gluten. Ndjeshmëria në gluten mund të shkaktojë shumë probleme si obezitet, fibromyalgji, lodhje kronike, probleme serioze të zorrëve (gluten enteropatia), probleme me të pamurit,probleme të lëkurës.

Tani pothuajse në e dimë shkakun e obezitetit epidemik, çfarë duhet të bëjmë atëherë? Si duhet trajtuar?

Sfida më e madhe për t`i dhënë një dietë një fëmije të vogël është varshmëria ndaj ushqimeve që ata zakonisht kanë. Ushqimet që kanë sheqer shtesë,gluten,përforcues të shijes (glutamate monosodium në chipsat nga patatet dhe misri për shembull), kafeinë shkaktojnë varshmëri. Një fëmijë i cili ka këtë varëshmëri, ha këto ushqime çdo ditë disa herë dhe ky fëmijë i vogël nuk është mjaft i fuqishëm të dalë vetë nga kjo varëshmëri.

Ajo që duhet bërë është:

● Trajtimi nga varëshmëria e ushqimimeve të dëmshme (coca cola, nutella, çokollata, produktet e miellit).

● Aplikimi natyrore dhe i lehtë i nje dietë pa kufizime të kalorive, e cila nuk do të shkaktojë uljen e sheqerit në gjak = uri dhe efektin e terheqjes (duke fituar më shumë peshë pas mbarimit të dietës).

● Trajtimi mjekësorë i metabolizmit, si niveli i lartë i insulinës ose probleme me tiroidet.

● Trajnimi i fëmijës për një mënyrë jetese të shëndetshme.

● Përcjellja aq sa është e nevojshme deri sa rezultatet të jenë të qëndrueshme.

Çfarë bëjmë në MORA Terapi Albania , Aura Clinic? 

● Ne së pari kalkulojmë percentilin e BMI-së

● Realizojmë analizat bazë laboratorike për të parë gjendjen e metabolizmit.

● Trajtojmë varëshmerinë nga ushqimet me Mora Terapi, që të normalizojmë oreksin te fëmija.

● Trajtimin nga ndjeshmëria e glutenit / intolerancë nëse ka.

● Hartimi i një dietë të veçantë për gjendjen e fëmijës.

● Trajtimi në kushte mjekësore i insulinës së lartë ose problemeve me tiroide.

● Kontrollimi çdo javë për humbjen e peshës, për të mbajtur muskujt dhe kockat në gjendje të mirë.

● Pas kontrollit të muajit të parë, përseriten analizat laboratorike për të parë përmirësimin e metabolizmit.

● Pas fazës fillestare të kontrollit për humbjen në peshë, për 6 muaj vazhdon mbikqyrja për të parë stabilizimin e rezultateve.
Image
Effective support for selected medical conditions.
info@moraterapi-albania.com
Image
Image

Aura Clinic
International Turkish Hospital
Rruga Donika Kastrioti, Blloku, Tirana, Albania

© 2022 MORA Terapi Albania, All Right Reserved