Menaxhimi i peshës me terapinë MORA
Terapia Mora ka 2 efekte ne lidhje me menaxhimin e peshës:
-
Redukton në mënyrë specifike urine për ushqimin që rrit prodhimin e yndyrës
-
Pastron ngarkesat e metabolizmit.
Gjithashtu mjekët tanë do të vleresojne analizat tuaja laboratorike dhe nëse nevojitet ndonjë trajtim konvencional, ai trajtim do te fillohet para terapise MORA. Si rezultat:
-
Zakonet e dietës jo të shëndetshme korrigjohen me një diete te mire fale urise së normalizuar.
-
Trupi juaj kujton të përdorë yndyrën si burim energjie dhe fillon të djegë yndyrnat e tepërta duke rikthyer përsëri peshën natyrale dhe të shëndetshme.
-
Gjatë terapisë MORA nuk do të keni nevojë të llogarisni kaloritë.
-
Ju nuk do të humbisni nga muskujt dhe kockat tuaja, por nga indet dhjamore. Si rezultat, lëkura dhe indi lidhës nuk do të leshohen nga njera tjetra. Do të vazhdoni te ruani një formë natyrale.
-
Nuk do të keni nervozizëm apo neps, sepse metabolizmi juaj do të jetë çdo ditë e më i ekuilibruar.
-
Performanca juaj mendore do të rritet ndjeshëm pasi nuk do të ketë ulje-ngritje të mëdha të sheqerit tuaj në gjak.
-
Së fundi nuk do të ketë një "efekt yo yo" dhe ju do të mbani peshën tuaj trupore të re për një kohë të gjatë.
Mbase përfitimi më i rëndësishëm i programit të menaxhimit të peshës MORA Therapy është se ju do të humbisni kilogramë në mënyrë të shëndetshëm.
Si aplikohen Trajtimet e Menaxhimit të Peshës MORA?
Para trajtimit bëhen disa teste laboratorike për të kuptuar gjendjen tuaj metabolike.
Pas vlerësimit të analizave laboratorike nga mjekët tanë, fillohet trajtimi konvencional nëse është e nevojshme.
Seancat janë një herë në javë, por 2 seancat e para janë midis 3-4 ditëve.
Çdo seancë zgjat 30-40 minuta. Ju do të jeni ulur në një karrige të rehatshme gjatë seancës.
Nuk ka asnjë efekt anësor të njohur të raportuar deri më tani.
Pas seancës së parë do t'ju japim një disk metalik dhe një solucion me frekuenca homeopatike të regjistruara.
Pas 2 muajve fillestarë, nëse ka më shumë kilogramë për të humbur, seancat mund të aplikohen pak më rrallë .